9 viktima e dhjetëra të arratisur pas dhunës në një burg të Brazilit

schedule12:06 - 2 Janar, 2018

schedule 12:06 - 2 Janar, 2018

Autoritetet braziliane konfimojnë vrasjen e nëntë të burgosurve nga trazirat që shpërthyen në një burg në shtetin e Goias në Brazil. Policia lokale, shpjegoi se trazirat filluan me përplasjen e grupeve rivale dhe më pas më shumë se 100 anëtarë të dy fraksioneve të burgut u arratisën.

Policia Braziliane deklaroi se të paktën nëntë të burgosur janë vrarë gjatë trazirave në një burg në shtetin qendror të Goias. Autoritetet thanë se trazirat filluan kur një grup të burgosurish të armatosur morën nën kontroll një krah që drejtohej nga një bandë rivale. Pas përplasjes fillestare, më shumë se 100 anëtarë të të dy fraksioneve të burgut u arratisën. Grupet kriminale rivale u përleshën, thyen barrierat e kompleksit dhe u larguan. Policia konfimoi se më pas arritën të rifitonin kontrollin e burgut.

Zyrtarët e burgjeve, konfirmuan se rreth 30 të burgosur janë ri-arrestuar ndërsa 80 prej tyre janë ende të lirë. Të paktën 14 të burgosur u plagosën .Të afërmit qëndruan jashtë kompleksit të burgut që nga e hëna pasdite duke ndjekur ngjarjen të shqetësuar. Kreu i shoqatës së gardianëve të burgjeve të Goias, shpjegoi për median braziliane se vetëm pesë oficerë burgu ishin në detyrë nnatën e ndërriit të viteve. Ai shtoi se – ata dyhej të mbanin nën kontroll 900 të burgosur.

Trazirat janë të zakonshme në burgjet e Brazilit, të cilat janë të mbipopulluara, madje vendi mban rekordin për burgjet më të tejmbushura në botë. Burgjet e vendit kontrollohen në masë të madhe nga fraksione të fuqishme kriminale me që kanë qasje në drogë, telefona celularë dhe armë./abcnews.al