224 raste të reja dhe 9 viktima, është bilanci Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, i cili bëri të ditur se numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 236. 152 pacientë janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 434 mostra prej të cilëve 224 janë raste pozitive, më shumë se gjysma e të testuarëve.
Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste me 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 4.730 ndërkohë që numri i rasteve aktive është 3.588.
Komuna e Prishtinës mbetet vatra më e nxehtë me 70 raste të reja, e pasuar nga Ferizaj dhe Prizreni me nga 20 raste.
Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se institucionet shëndetësore janë në maksimumin e kapaciteteve të tyre dhe në javët në vijim, duhet të krijojnë kapacitete shtesë me shtretër dhe staf shëndetësor.
“Kosova asnjëherë nuk do të shndërrohet në shtet policor, por jemi të obliguar që të ruajmë jetën e qytetarëve. Prandaj, policia dhe inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat’, ka deklaruar Hoti.