Turqia ka nisur të numërojë me frikë të prekurit dhe viktimat e koronavirus.
Sipas të dhënave të publikuara mbrëmë nga autoritetet turke, numri i të prekurve ka shkuar në 670, ndërsa kanë ndërruar jetë 5 persona vetëm gjatë 24 orëvë të fundit duke e çuar numrin total të të vdekurve në 9.
Shqetësues është fakti se numri i të prekurve është dyfishuar gjatë 24 orëvë të fundit dhe kjo ka shkaktuar frikë të madhe në vend pasi deri më tani, statistikat tregojnë se Turqia është nëlloj me të dhënat e Italisë kur filloi kriza.
Të dhënat janë publikuar nga ministri turk i shëndetësisë i cili me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tëiter, i cili theksoi se të gjithë duhet të zbatojnë masat e marra për distancimin social. /abcnews.al