11 raste të reja me Covid-19 në Elbasan, pozitivë edhe dy mësues në një gjimnaz

schedule21:19 - 19 Shtator, 2020

schedule 21:19 - 19 Shtator, 2020

11 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar pozitivë në Elbasan.

Burime për gazetarin Aldo Kozarja bëjnë me dije se mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollës së Mesme të Përgjithshme Anastas Çakalli në njësinë administrative, Kuqan. Në rrethin e Elbasanit aktualisht janë 10 mësues, aktivë me koronavirus.

Elbasani numëron 274 raste aktivë me Covid-19, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë qark kanë humbur jetën 23 persona nga kjo sëmundje.

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u konfirmuan pozitivë 153 raste të reja, ndërsa u shënuan edhe 5 viktima./m.v. abcnews.al