9 muaj nga masakra e gabuar në “Don Bosko”, hetuesit “kthehen” tek vendi i ngjarjes: Çfarë po kërkojnë

schedule11:31 - 5 Tetor, 2022

schedule 11:31 - 5 Tetor, 2022

TIRANË – Pasditja e 4 janarit të këtij viti, ishte e fundit për Erion Çelën. 35-vjeçari po pinte kafen e pasdites nën shoqërinë e vëllai të tij dhe disa të afërmve, ku breshëritë e kallashnikovit e lanë të vdekur në vend në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë. Përveç tij, mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe në fytyrë. Dy personat e tjerë të plagosur ishin Arben Dani, 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë, dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, i dëmtuar në shpatull. I plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur edhe Edmond Crroj, 41 vjeç. Pasi kanë qëlluar, atentatorët, janë larguar me një makinë tip Mercedes Benz me targa AA 125 UK. Kur kanë kaluar 9 muaj që nga ajo ngjarje, policia njofton se Erion Çela nuk kishte bërë asnjë faj dhe se autorët kishin ngatërruar objektiv duke qëlluar ndaj disa personave që nuk kishin lidhje me problemet e tyre. Shënjestër e këtij atentati duhet të ishte Geron Hasanbelliu, vëllain Erion Hasanbelliut. Dy vëllezërit kanë “hesape të hapura” me Kasandër Nogën.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmia e vëllezërve Gentjan e Indrit Beqiraj. Për vrasjen në Don Bosko, policia po verifikon edhe një herë nëse ditën e ngjarjes, Geron Hasanbelliu ishte ose jo në lokal.

Në dëshminë e siguruar nga gazetari Besar Bajraktaraj, para hetuesve dy vëllezërit Beqiraj kanë deklaruar: “Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do na jepte një punë që e kishte porositur Kasandër Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim, ta vëzhgonim dhe eliminonim. E gjetëm në Don Bosko, prandaj morëm dhe shtëpi me qira aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin Dhjetor 2021. Dy ditë para Vitit të Ri u dorëzuam dhe i thamë Kevinit se nuk mund ta kryejmë dot, sepse është objektiv i vështirë. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ia dhamë Kevinit. Më pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!