9 gjëra që nuk ishin të frikshme para pandemisë, por tani janë

schedule11:04 - 16 Mars, 2021

schedule 11:04 - 16 Mars, 2021

 Nga Kristen Rogers dhe Ada Wood, CNN

Ishte e këndshme para pandemisë të kishe ndërveprime shoqërore dhe të dilje në vendet me shumë njerëz. Na mungojnë ato kohë, dhe mbase kjo është arsyeja më e madhe pse duam që pandemia të mbarojë sa më shpjet. Bota ende nuk është plotësisht e sigurt. Njerëzit po përjetojnë ankthe nga kjo sëmundje dhe ky ankth mund të na shërbejë si paralajmërim për situatat të cilave duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe të jemi të kujdesshëm.

Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se kush janë gjërat që dikur nuk kishim frik t’i bënim, por tani janë.

1. Kontakti me sy

Nëse keni qenë të mbyllur për një kohë të gjatë, ka të ngjarë që me të vetmit me të cilët keni pasur kontakt me sy kanë qenë njerëzit me të cilët keni ndarë shtëpinë, punonjësit në kasat e marketeve dhe kolegët tuaj nga ekrani.

Në një të ardhme pa maska ju nuk do të dëshironi t’i shihni të tjerët në sy sepse do të keni frikë. Kontakti me sy është një ndërveprim i lehtë për të filluar sepse na rikthen në lidhjen dhe shfaqjen e kujdesit tonë, duke na dhënë mësime për traumën, stresin dhe aftësitë e përballimit.

2. Të qenit mes turmave

Nëse kohët e fundit keni parë një film të realizuar para pandemisë, ka shumë mundësi që një skenë ku njerëzit janë në turmë, mund t’ju duket e çuditshme. Një psikologe u ka mësuar studentëve diçka që quhet “rrethi i hapësirës mbrojtëse”. Ajo vendos një litar në dysheme dhe pyet studentët sesa i gjerë duhet të jetë rrethi në një turmë që të ndihen të sigurt. Shumica përgjigjen duke thënë se, ju duhet pak hapësirë para ose anash, informon abcnews.al.

Pasi të keni vendosur sesa hapësirë ​​ju nevojitet, përdorni strategjikisht bërrylat ose këmbët për ta krijuar atë. Ose thojuni njerëzve me mirësi që keni nevojë për pak më shumë hapësirë. Gjithmonë mundohuni t’i shmangeni turmave.

3. Shtrëngimi i duarve dhe përqafimi

Në ditët para pandemisë, nëse duhej të shtrëngoheshin duart, ishte një temë debati. Sot, njerëzit nuk e bëjnë këtë gjë. Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA për Alergji dhe Sëmundje Infektive, këshilloi fuqimisht shkeljen e kësaj norme kulturore të lashtë, për mirë. Takimi me bërryla është trend tashmë për shkak të pandemisë, dhe mendimi për të takuar a përqafuar dike na duket i frikshëm.

4. Flirtimi ose kërkimi i një takimi

Nëse jeni duke pirë një kafe dhe dikush ju kërkon një takim, truri juaj mund të jetë duke kërkuar në kujtesë sesi t’i përgjigjeni kësaj pyetje kaq të panjohur. Ju mund ta merrni me qetësi nëse nuk jeni gati. Kërkojini në fillim të shkëmbeni numrat e telefonit, pastaj avanconi me takime virtuale, informon abcnews.al.

5. Marrëdhëniet e reja intime

Pandemia na ka bërë me shumë pikëpyetje në lidhje me njerëzit me të cilët keni një lidhje. A e kanë marrë vaksinën? A kujdesen që të mbajnë maskë? Si janë sjellë gjatë pandemisë? Po sikur të jenë asimptomakitë ndaj Covid-19?  Këto pyetje janë me të vërtetë pikërisht ato që duhet t’i dini nëse doni që marrëdhënia juaj të shkojë një hap më tej. Përgjigjet do të tregonin nëse të dy do të bini dakord për nivelet e rrezikut.

6. Ndarja e hapësirave publike

Ju jeni ulur në një stol kur dikush tjetër kërkon të ulet pranë jush. A duhet t’i lini? Nëse jo, çfarë mund të mendojë personi tjetër për ty? Përpara këtyre situatave, ju mund t’i thoni për shembull: “Më falni, unë ende nuk jam vaksinuar. Më mirë mbani distancën”, informon abcnews.al.

7. Ndarja e objekteve për të ndihmuar të tjerët

Nëse dikush do t’ju kërkojë ta ndihmoni të rregullojë makinë e prishur, a duhet ta bëni në këtë kohë, dhe nëse jo, kush do ta ndihmojë?

Merrni hapa të vegjël për të menaxhuar ankthin, për t’u shoqëruar dhe të zbuluar rrezikun aktual. Ju duet të vendosni maskën dhe të përdorni dezinfektues. Ju mund t’i vini në ndihmë dikujt që ka nevojë, duke respektuar masat e antiCovid.

8. Shërbime kozmetike dhe SPA

Edhe kur pandemia të përfundojë, shërbimet kozmetike dhe SPA nuk do të jenë aq të rehatshme dhe relaksuese sa kanë qenë dikur. Ju gjithmonë do të keni në mendje masat mbrojtëse që ka marrë biznesi ose do të jeni në kërkim të një vendi që i përmbush standardet tuaja, informon abcnews.al.

9. Kthimi në punë

Ata që janë ende duke punuar nga shtëpia, kur të kthehen në zyrë, do ta kenë të vështirë dhe do të kenë frikë të dalin nga flluska e tyre e sigurt.

Ata prej nesh që janë ende duke punuar nga shtëpia kanë qenë në gjendje të bëjnë gjërat tona në lidhje me atë se si dhe ku punojmë. Nuk na është dashur të shqetësohemi për takimin me njerëz dhe rrezikun e Covid-19. Duhet të pranoni se tranzicioni do të jetë i frikshëm, përçarës dhe i ngadaltë. Përqendroheni sesi të kujdeseni, duke mbajtur me vete maskë dhe dezinfektues./Përshtati nga CCN, e.b-abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!