880 raste të reja me koronavirus dhe 24 viktima në Greqi, 346 pacientë në spitale

schedule17:19 - 22 Shkurt, 2021

schedule 17:19 - 22 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 880 raste të reja me koronavirus dhe 24 viktima, ndërkohë që 346 pacientë po trajtohen në spitale si pasojë e agravimit të gjendjes shëndetësore pas infeksionit.

Krahasuar me dje numri i infektimeve ka pësuar një ulje të lehtë, nga 884 që ishte të dielën, sot ka zbritur në 880. Gjithashtu sot u shënua një humbje jete më pak.

Me 24 fatalitetet që u regjistruan sot, numri i viktimave në total në Greqi që nga fillimi i pandemisë shkon në 6321./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!