Bashkimi Evropian ka shpërndarë mjaftueshëm doza për të vaksinuar 70 për qind të të rriturve në BE. Kështu është shprehur Presidentja e Komisionit Evropian ditën e sotme. Ursula von der Leyen deklaroi se rreth 500 milion doza do të shpërndahen nëpër vendet anëtare deri nesër pasi ajo u kërkoi shteteve të rrisin shkallën e vaksinimit.
“Bashkimi Evropian e ka mbajtur fjalën. Këtë fundjavë ne kemi shpërndarë mjaft vaksina në vendet anëtare për të qenë në gjendje të vaksinojmë plotësisht të paktën 70% të të rriturve të BE këtë muaj, ”tha Von der Leyen, e cila është kritikuar se ka dështuar që të sigurojë në kohë vaksinat sipas kontratave.
Por, presidentja e KE paralajmëroi se koronavirusi nuk është mundur ende ndërsa shtoi se BE është e përgatitur të shpërndajë akoma më shumë vaksina, edhe kundër varianteve të reja. /abcnews.al/