847 km udhëtim për të qenë i vetmi tifoz i ekipit, lojtarët e Sudtirol emocionohen kur e shohin

schedule10:36 - 2 Mars, 2023

schedule 10:36 - 2 Mars, 2023

Ajo që ndodhi në raundin e 27-të të Serie B ishte tepër emocionuese. Vetëm një tifoz ishte i pranishëm në Benevento, në stadiumin Ciro Vigorito, për të mbështetur ekipin e tij.

847 kilometra e ndajnë Bolzanon nga qyteti i Campanias, por një tifoz i tirolëve të jugut nuk u tremb nga kjo distancë dhe në fund ai ishte dëshmitar në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 2-0. Të rinjtë e Pierpaolo Bisoli me këtë fitore, zunë vendin e katërt dhe janë vetëm 3 pikë nga vendi i dytë që do të thoshte ngjitje direkt në Serie A.

Gjesti i dashurisë së madhe të tifozit të tyre nuk ka kaluar pa u vënë re në sytë e lojtarëve në fushë. Ata shkuan në të festonin bashkë me të dhe ta takonin në shenjë falemnderimi për besnikërinë e ekipit të tyre. Lojtarët Andrea Masiello dhe Giovanni Zaro, donin të bënin më shumë dhe, në përfundim të sfidës, i dhuruan tifozit fanellat dhe tutat e skuadrës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!