84-vjetori i Kostrecit, miq e studiues kujtojnë simbolin e rezistencës

schedule17:12 - 29 Janar, 2022

schedule 17:12 - 29 Janar, 2022

Uran Kostreci sot do të numëronte 84 vite, por vdekja e zgjodhi një vit më parë ta kish për veten. Miqtë dhe studiuesit u mblodhën të kujtonin jetën, disidencën dhe veprën e tij, në qytetin ku ai i përjetoi të gjitha- jetën, dashurinë, përgjimin dhe tradhtinë.

Organizatorja e këtij takimi, kreu i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Ish- Sigurimit, Gentiana Sula, tha se, “Urani ishte personi më domethënës për të nisur një tur takimesh lidhur me të shkuarën në diktaturë”.

Një nga miqtë, Neritan Sejamini, kujtoi njohjen që në rininë e tij deri në minutat e fundit të Uran Kostrecit. Në takim folën edhe bashkudhëtarë të tij në atë errësirë të gjatë të diktaturës, të cilët vlerësuan jo vetëm mbijetesë e tij, por edhe veprën e tij letrare.

Simon Miraka e ka kujton Uranin si një nga simbolikat jo vetëm të mbijetesës, por mbi të gjitha, të dinjiteti njerëzor. Takimi për Uran Kostrecin starton kështu nisjen e debateve publike lidhur me disa nga figurat më të rëndësishme ku edhe është përjetësuar mbijetesa dhe disidenca nën diktaturë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!