82 raste të reja me Covid janë konfirmuar në orët e fundit në Kosovë

schedule20:13 - 19 Qershor, 2020

schedule 20:13 - 19 Qershor, 2020

Vijojn ëtë jenë të larta shifrat e rastev etë reja që konfirmohen me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me koronavirus.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid 19 në Kosovë, ka shkuar në 1 998.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi 34 persona ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 980 pacientë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!