ISHP raportoi për 52 raste të reja me koronavirus në vend pas 328 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë dhjetë ditëve të fundit, numri i të prekurve ka qenë më i lartë krahasuar me të shëruarit gjatë 24 orëve duke bërë që të rritet ndjeshëm edhe numri i rasteve aktive me koronavirus.
Kështu, mësohet se 807 persona janë të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, ku pjesa më e madhe, plot 374 të tillë gjenden në Tiranë.
Ndërkohë, 124 raste aktive janë në Shkodër, 152 në Durrës, 63 në Vlorë, etj.
Lexo edhe: 9 raste me koronavirus, mbyllet fasoneria: Kush e “infektoi” Vlorën për së dyti
Vlora ka patur rritje të madhe të rasteve aktive duke kaluar kështu Fierin dhe Lezhën gjatë javëve të fundit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 374
Durrës 152
Shkodër 124
Vlorë 63
Fier 37
Lezhë 20
Korçë 17
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1. /abcnews.al