Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

80-vjetori i Vehbi Hotit, më shumë se gjysmë shekulli në auditor

schedule16:49 - 18 Qershor, 2022

schedule 16:49 - 18 Qershor, 2022

Pasioni për auditorin, e ktheu sërish atje ku për 60 vite edukoi breza e breza të tërë. 80-vjetorin e lindjes, profesor Vehbi Hoti zgjodhi ta festoje pranë miqve dhe kolegëve të Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi. Për të ishte organizuar  konferenca “Jehonë Auditoresh”.

Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, u ndal te kontributi që Profesor Vehbi Hoti i ka dhënë arsimit.



Vehbi Hoti lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1942. Më 1965 u diplomua në Universitetin e Tiranës në degët Biologji-Kimi dhe Pedagogji – Psikologji.

Në shkurt të vitit 1966 u transferua si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër sot i Universiteti i Shkodrës  “Luigj Gurakuqi”.  Krahas veprimtarisë së mësimdhënies, ai u përkushtua punës studimore dhe veprimtarisë botuese. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!