Një ngjarje tjetër e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Gjorm në Vlorë. Një 80-vjeçare, humbi jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku ajo jetonte.
Siç raporton gazetari Elton Nika për ABC News, Selvi Zenelaj kishte ndezur një vatër zjarri për tu ngrohur. Mësohet se në momentin e ngjarjes e moshuara ka qënë vetëm. E moshuara kishe probleme me shikimin, që e ka penguar të dalë nga banesa.
Djali i saj rrëfen për Abc News se mëngjesin e kësaj të enjteje e kanë gjetur nënën të pajetë në mëngjes. Ai thekson se nëna ishte e sëmurë, nuk shikonte dhe ishte e paralizuar.
“Shkëlqim Zeneli nënën e kemi gjetur të djegur mëngjesin e kësaj të enjtje. Nëna ishte e sëmurë e paralizuar dhe nuk shihte, ajo e kishte ndezur vetë zjarrin. Nëna jetonte me ne të gjithë dje nga Vlora sollëm ushqime e çdo gjë nuk na mungonte gjë. Në orën 6 e kemi gjetur, unë po bëja kafe vëllai vrapoi me vrap por ajo ishte shkrumbuar. Nuk më shkoi mendja se ajo mund të bënte një gjë të tillë pasi ishte e paralizuar”, tha djali i 80 vjeçares./abcnews.al