Vin Veli dhe Loree ishin në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku treguan për suksesin që kënga e tyre “Tonight” ka arritur. Të dy thanë se përvec këtij bashkëpunimi, pritet të sjellin të tjera produkte bashkë.
Ndërkohë, Loree është personazh që ne e njohim nga talent show, për të cilat ajo tha se kanë qenë trampolina më e mirë që dyert e saj janë sot të hapura. Ajo tha se i ka shijuar dhe nuk ka asnjë peng në lidhje me to.
Ermali i pyet të dy për zhurmat që krijohen online.
Loree shprehu se: “Për mua jeta private është e shenjtë sepse vjen një moment që nis ta vuash pak vëmendjen e tepërt. Të them të drejtën ndihem sapo kam dalë nga furra, për më tepër nuk dua të hyj në treg me skandale.”
Ndërkohë Vin Veli tha: “Le të themi se mund të fitosh imunitet, por është edhe e dëmshme për artistin ndonjëherë sa mund të jetë dhe marketing. Në rastin e Loree nuk ka arsye pse të përfshihet, le të japë edhe një shembull për brezat e rinj që nuk mund të funksionojë më kështu. Unë s’kam qenë kurrë dakord, pavarësisht se në jetën time gjërat kanë qenë ndryshe dhe po të isha në një fillim të ri të karrierës do thosha ‘rruga që që dua të ndjek është kjo’”.
Pyetjes së Ermalit nëse janë çift apo vetëm? Të dy thanë që janë vetëm sepse janë të fokusuar tek jeta profesionale. A ja vlen barra qeranë duke sakrifikuar për dashurinë? Të dy pohojnë “po’’, madje Vini shton: ‘Gjithmonë, 80 vjeç, te dasma e 7-të’./abcnews.al