80 milion euro për Llorente nuk mjaftojnë, Atletico befason Manchester City

schedule18:56 - 28 Mars, 2021

schedule 18:56 - 28 Mars, 2021

Manchester City ka hedhur sytë sërish nga Atletico Madrid, klub të cilit i pagoi 62.7 milion euro dy vitë më parë për të siguruar shërbimet e mesfushorit Rodri.

“Cityzens” pëlqejnë një tjetër mesfushor të ekipit që kryeson kampionati spanjoll. Ai është Marcos Llorente, autori i 10 golave dhe 9 asisteve në këtë sezon.

80 milion euro ofron klubi anglez për shërbimet e 26-vjeçarit, por Atletico kërkon më shumë. Marca raporton se “Colchoneros” duan 115 milion euro për të lënë të lirë lojtarin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!