Sevilla do të vendosë mesditën e sotme për të ardhmen e qendërmbrojtësit Jules Kounde.
Chelsea prej ditësh po ngulon për ta transferuar, por është ndalur në ofertën prej 50 milion eurosh.
Vullneti i Sevilla është që të mos e shesë yllin e saj, me përjashtim të ndonjë befasie nga Chelsea që mund të vendosë të paguajë klauzolën e lirimit, prej 80 milion euro.
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë qendërmbrojtësi do të mbetet te Sevilla.
Spanjollët që ta shesin duhet të gjejnë edhe një zëvendësues dhe me kohën jo në favor, mbajtja e tij shikohet si vendimi më i mirë. /abcnews.al