Një e premte plot emocione ishte kjo e sotmja në ‘Abc e pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Një vit pas tërmetit disa fëmijë ekspozuan pikturat e tyre, ndikuar nga ajo që përjetuan teksa Arbri 8 vjeçar krijoi edhe një përrallë. I ftuar me të emën e tij ai tregoi historinë dhe përjetimin nga lëkundjet e një viti më parë.
“ Si gjithmonë tërmeti donte me shkatërruar shtëpitë. Një ditë pa një pemë edhe mendoi tërmeti do shkoj ta shkatërroj këtë pemë. Pema e kuptoi edhe kur tërmeti u afrua te pema. Pema e dinte dhe tha: Përpiqu të më shkatrrosh! Tërmeti u përpoq dhe u përpoq, por nuk e shkatërroi dot pemën. Tërmeti iku dhe erdhi ditën tjetër. Fshatarët e panë që tërmeti nuk e shkatërroi dot pemën. Kështu ato mblodhën pemë rreth e përqark shtëpisë. Tërmeti erdhi ditën tjetër dhe u përpoqë të shkatërronte shtëpitë por nuk i shkatërroi dot. Tërmeti pyeti pemën: Përse nuk i shkatërroj dot shtëpitë unë. Pema i tha: Se ato kanë mbjellë pemë, edhe ne kemi rrënjë. Dhe rrjenjët janë ngulur shum thellë”.
Ky ishte përjetimi që djaloshi perceptoi nga tragjedia e 26 nentorit. Mamaja e Arbrit, Rudina Këmbora na shpjegoi se kjo përrallë ështe krijuar në moment dhe i është dërguar Ergit, shokut të ngushtë, për ta qetësuar përmës voice message.
Nga ana tjetër psikologia Erlinda Murati tha se vizatimi është mënyra më e mirë për të shprehur përjetimet dhe pema me rrënjët është simbolik e stabilitetit. Punonjesja Sociale Ervjola Osmanaj tha se me vizatimet e fëmijëve u realizua një ekspozitë
“Janë mbledhur plot 180 vizatime nga fëmijët, nga të cilat 35 kanë qenë në ankand. Më shumë se 25 vizatime janë shitur”, tha Ervjola.