8 mujori i lindjes, Jonida Vokshi i dedikon së bijës fjalët e ëmbla

schedule16:50 - 18 Shkurt, 2021

schedule 16:50 - 18 Shkurt, 2021

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë në muajin qershor të vitit që lamë pas. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Emi.

Sot janë bërë 8 muaj që nga lindja e vogëlushes dhe prindërit padyshim janë emocionuar tej mase.

Ka qenë Jonida që ka ndarë në rrjetet sociale një foto të tortës, shoqëruar me një dedikim plot ndjenjë.

“Drita e syve të mi sa shpejt po rritesh”, ka shkruar ajo krah fotos, ku shfaqet torta dedikuar të voglës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!