Çmimet BET 2020 nuk kaluan pa emocione, edhe pse u detyruan të zhvilloheshin virtualisht për shkak të pandemisë. Nën moderimin e Amanda Seales, një mori personazhesh të famshëm ndezën mbrëmjen me performanca dhe fjalime tepër frymëzuese.
Disa nga momentet kyçe të mbrëmjes:
1.Fjalimi i Amanda Seales ishte një nga më emocionuesit e mbrëmjes, ku moderatorja nuk u kurseu kritikat për SHBA, lidhur me vdekjet e Breonna Taylor, George Floyd dhe shumë të tjerëve.
2.Pas vdekjes së George Floyd, Keedron Bryant fitoi një vlerësim kombëtar pas performancës së tij të mrekullueshme të këngës së tij “I Just Wanna Live”. Më pas, Nas, Black Thought, YG, Rapsody, dhe më shumë iu bashkuan ‘Public Enemy’ për një performancë moderne në grupin klasik të vitit 1989 “Fight the powr” në dritën e padrejtësisë së ngritur racore që ka pllakosur afro-amerikanët gjatë muajve të fundit.
Performanca e Roddy Ricch
Roddy Riçh jo vetëm që na mahniti me aftësitë e tij në piano ndërkohë që performoi “Fashion High”, por ai gjithashtu u dha fansave një super performancë të “The Box”, teksa mbante veshur një bluzë me mbishkrimin ‘Black Lives Matter’. Më vonë, Roddy u bashkua me DaBaby për performancën e tij të dytë “Rockstar (Black Lives Matter Remix).”
D Smoke dhe dueti i tij me të vëllain
D Smoke dhe vëllai i tij, TDE crooner SiR u bënë së bashku për të interpretuar “Let Go”, një këngë e regjistruar në të njëjtën ditë kur policët vranë George Floyd në Minnesota.
Megan Thee Stallion
Dy ditë pasi publikoi, “Girls in the hood”, Megan Thee Stallion realizoi në shkretëtirë videoklipin e saj. Megan bëri një punë mjeshtërore, me kërcimtarët e saj dhe energjinë që përcolli.
Qëndrimi i DaBaby kundër brutalitetit të policisë
Gjithmonë i patrembur në qëndrimet e tij, DaBaby i emocionoi të gjithë me performancën e tij “Rockstar” (Black Lives Matter). Performanca e tij u frymëzua nga skena e vrasjes së Floyd.
Përkujtimi i veçantë për Kobe Bryant
Lil Wayne i bëri një tribut mjaft të ndjerë për Kobe Bryant me këngën e tij të 2009. Me emrin Bryant, Wayne shtoi një varg të ri, ku ai shpreh ngushëllime për familjen e tij dhe foli për arritjet e majta të legjendës së Lakers.
Dy mbretëresha, një çmim humanitar
Ish -Zonja e Parë Michelle Obama vlerësoi Beyonce kur e prezantoi atë me BET Humanitare of the Year, duke e cilësuar atë si një frymëzim për thirrjet ndaj seksizmit dhe racizmit.
“Dua t’ia kushtoj këtë çmim për të gjithë vëllezërve dhe motrave të mia atje, të cilat më kanë frymëzuar duke luftuar për ndryshime. Zërat tuaj po dëgjohen,” tha Beyonce gjatë fjalimit të saj. Ajo gjithashtu inkurajoi shikuesit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të këtij viti me shpresën për mposhtjen e “një sistemi racist dhe të pabarabartë” në Amerikë.
Lista e plotë e çmimeve
Artistja më e mirë femër R&B/POP
Beyonce
H.E.R.
Jhene Aiko
Kehlani
Lizzo — Fituesja
Summer Walker
Artisti më i mirë mashkull R&B/POP
Anderson .Paak
Chris Brown — Fituesi
Jacquees
Khalid
The Weeknd
Usher
Grupi më i mirë
Chloe X Halle
City Girls
Earthgang
Griselda
Jackboys
Migos — Fituesi
Bashkëpunimi më i mirë
Chris Brown Ft. Drake – “No Guidance” —Fituesit
DJ Khaled Ft. Nipsey Hussle & John Legend – “Higher”
Future Ft. Drake – “Life Is Good”
H.E.R. Ft. YG – “Slide”
Megan Thee Stallion Ft. Nicki Minaj & Ty Dolla $ign – “Hot Girl Summer”
Wale Ft. Jeremih – “On Chill”
Artisti më i mirë HIP HOP
DaBaby — Fituesi
Drake
Future
Lil Baby
Roddy Ricch
Travis Scott
Artistja më e mirë HIP HOP
Cardi B
Doja Cat
Lizzo
Megan Thee Stallion — Fituesja
Nicki Minaj
Saweetie
Vidioklipi i vitit
Chris Brown Ft. Drake – “No Guidance”
DaBaby – “Bop”
DJ Khaled Ft. Nipsey Hussle & John Legend – “Higher” — Fituesi
Doja Cat – “Say So”
Megan Thee Stallion Ft. Nicki Minaj & Ty Dolla $ign – “Hot Girl Summer”
Roddy Ricch – “The Box”
Albumi i vitit
Cuz I Love You – Lizzo
Fever – Megan Thee Stallion
Homecoming: The Live Album – Beyonce
I Used to Know Her – H.E.R.
Kirk – DaBaby
Please Excuse Me For Being Antisocial – Roddy Ricch — Fituesi
Aktorja më e mirë
Angela Bassett
Cynthia Erivo
Issa Rae — Fituesja
Regina King
Tracee Ellis Ross
Zendaya
Aktori më i mirë
Billy Porter
Eddie Murphy
Forest Whitaker
Jamie Foxx
Michael B. Jordan —Fituesi
Omari Hardwick
Filmi më i mirë
Bad Boys For Life
Dolemite Is My Name
Harriet
Homecoming: A Film by Beyonce
Just Mercy
Queen & Slim — Fituesi
Sportistja e vitit
Ajee Wilson
Claressa Shields
Coco Gauff
Naomi Osaka
Serena Williams
Simone Biles — Fituesja
Sportisti i vitit
Giannis Antetokounmpo
Kawhi Leonard
LeBron James — Fituesi
Odell Beckham Jr.
Patrick Mahomes II
Stephen Curry
Çmimi BET
Alicia Keys – “Underdog”
Beyonce Ft. Blue Ivy Carter, Wizkid & Saint Jhn – “Brown Skin Girl” — Fituesja
Ciara Ft. Lupita Nyong’o, Ester Dean, City Girls & La La – “Melanin”
Layton Greene – “I Choose”
Lizzo Ft. Missy Elliott – “Tempo”
Rapsody Ft. PJ Morton – “Afeni”./abcnews.al