Franca ka aprovuar një fond prej 8 miliard euro për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësorë, teksa qeveria i falënderoi për përkushtimin e treguar në luftën kundër koronavirusit.
Marrëveshja u nënshkrua së bashku me sindikatat të hënën, pas disa javë bisedimesh. Pagat do të rriten mesatarisht me 183 € në muaj. Punonjësit e shëndetësisë janë vlerësuar gjatë gjithë pandemisë edhe nga populli francez por ata donin më shumë sesa mirënjohje dhe kanë zhvilluar protesta për të kërkuar rritje të pagave dhe fonde më të mëdha për spitalet.
Njoftimi erdhi ndërsa vendi po përgatitet të festojë këtë të martë ditën e Bastille, festa kombëtare e Francës.
Më shumë se 200,000 të infektuar dhe 30,000 viktima janë regjistruar në Francë, një nga vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi. Marrëveshja, të cilën e kanë nënshkruar shumica e sindikatave, u vlerësua edhe nga kryeministri i ri francez, Jean Castex, i cili e deklaroi si një “moment historik për sistemin shëndetësor”.
Paketës së rritjes së pagave do të mbulojë pagat e infermierëve, punonjësve të kujdesit dhe stafit jo-mjekësor. Rreth 450 milion euro do tu jepen mjekëve që punojnë ekskluzivisht në sektorin publik./abcnews.al