8 Marsi i vështirë i Ferdonije Qerkezit

schedule19:00 - 8 Mars, 2019

schedule 19:00 - 8 Mars, 2019

Si çdo vit, në Kosovë 8 Marsi i gjen shumë gra pa të dashurit e tyre pranë. I tillë është rasti i Ferdonije Qerkezit, të cilës gjatë luftës së viteve ‘90 serbët i vranë bashkëshortin dhe 4 djemtë. Për të, marsi është muaji më i vështirë për t’u kaluar.

Kjo është Ferdonije Qerkezi, gruaja të cilës më datë 27 Mars të vitit 1999, serbët ia kishin marrë burrin dhe 4 djemtë. 20 vjet pas luftës ajo ende nuk di asgjë për fatin e burrit dhe dy djemve të saj ndërsa, dy të tjerë janë varrosur në Gjakovë. Ajo jeton e vetme, ndërsa marsi për të është muaji më i vështirë. Së fundmi shtëpia e saj është shndërruar në shtëpi muze. Në ditën e gruas, Qerkezin ka vizituar ministria e integrimeve evropiane Dhurata Hoxha. Ajo tha se krimet që kanë kryer serbët nuk duhet harruar asnjëherë nga gjeneratat dhe brezat e rinj.

 “Uroj që të punojë për të pagjeturit, dhe të dënohen kriminelët. Inshalla e arrijmë atë mundësi e dëshirën me i dënuar kriminelët serb që kanë bërë në familjen time, burrin dhe 4 djemtë”.

Qerkezi falënderoi të gjithë që kanë ndihmuar që shtëpia e saj të shndërrohet në “Shtëpi muze”. Ajo ka ftuar të gjithë ta vizitojnë që të mos harrohet e kaluara./abcnews.al