8 gjërat që mund t’i pastroni me një limon

schedule19:11 - 6 Shtator, 2022

schedule 19:11 - 6 Shtator, 2022

Me siguri keni dëgjuar për vetitë pastruese të limonit. Limoni është një dezinfektues natyral. Për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit citrik, lëngu i limonit është një nga pastruesit më të mirë natyralë për shkak të pH të ulët dhe vetive antibakteriale. Disa mënyra se si ta përdorni, përveç gatimit:

1. Përdorni gjysmë limoni dhe kripë për të pastruar artikujt prej bronzi.

2. Lëngu i limonit jo vetëm që pastron njollat nga dërrasa e prerjes por dhe vret mikrobet. Pastroni të gjithë sipërfaqen dhe më pas shpëlajeni tërësisht.

3. Përdorni lëng limoni dhe një furçë dhëmbësh të vjetër për të hequr mykun nga pllakat e banjës.

4. Pastroni mikrovalën tuaj dhe hiqni aromat. Vendosni një 3/4 filxhan ujë të përzier me dy lugë lëng limoni në mikrovalë. Ngroheni derisa të vlojë. Lëreni për 10 minuta me derën e mbyllur. Fshijeni me një leckë të pastër.

5. Vendosni lëng limoni me ujë në një shishe sprej dhe pastroni sipërfaqet e laminuara. Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe thajeni.

6. Hiqni njollat ​​dhe aromat nga kontejnerët e plastikës për ruajtjen e ushqimit. Shtoni sodë buke dhe lëng limoni dhe shpëlajeni.

7. Shtoni disa pika lëng limoni në ilaçin e enëve për të rritur dezinfektimin.

8. Largoni aromat nga frigoriferi juaj duke vendosur gjysmë limoni brenda tij. Ndryshojeni një herë në javë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!