Në Shkodër një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se tentoi t’i jepte ndihmë 8 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.
I arrestuari është G. H., 44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.
Tentoi t’i jepte ndihmë 8 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.
Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”.
Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. E.L/abcnews.al/