79 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në Greqi në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë në Greqi raporton se janë infektuar me COVID 3.526 persona.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 715 (61.5% meshkuj).
Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. 80.0% kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose moshë 70 vjeç e lart.
Nga pacientët e intubuar, 570 (79.72%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 145 (20.28%) janë plotësisht të vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, 3557 pacientë janë larguar nga ICU.