78% e britanikëve pro pasaportave të vaksinimit

schedule15:58 - 3 Prill, 2021

schedule 15:58 - 3 Prill, 2021

Mbretëria e Bashkuar synon rikthimin në normalitet të plotë në fund të muajit qershor falë pasaportave të vaksinimit.

Por në parlamentin britanik ku kjo masë duhet të marrë miratimin, janë 70 deputetë që e kundërshtojnë me forcë duke e konsideruar diskriminuese. Por kryeministri Johnson ka mbështetjen e britanikëve për këtë nismë, sipas sondazheve.

78 % e britanikëve janë pro përdorimit të pasaportës  për udhëtimet jashtë vendit; 74 % për përdorimin e saj në vizitat në spital; 68 % për të shkuar në teatër apo koncert, 63 për qind për në palestër, 62 për qind për në pub-e e restorante dhe 58 për qind për në transportin publik.

Rikujtojmë se Britania ka regjistruar deri më tani 4,353,668, dhe 126,816 që nga fillimi i pandemisë./abcnews,al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!