Rama falenderon patronazhistët: Forca, derë më derë për 12-tën e yjeve të flamurit evropian

schedule14:33 - 22 Prill, 2021

schedule 14:33 - 22 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar patronazhistët dhe i ka inkurajuar që të vijojnë derë më derë. Sipas kreut të Partisë Socialiste, çdo trokitje e tyre për 12-tën e pavarësisë, e të lindjes së Partisë Socialiste është një trokitje në derën e së ardhmes.

Po ashtu, Rama shprehet se sot do të mbajë një takim elektoral në sheshin “Skënderbej” ndërsa shton se edhe sikur gurë të bien do t’i tregojnë gjithë vendit “forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë”

POSTIMI

“12
Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4×3=12?) është një trokitje në derën e të ardhmes?
Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit?
Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar??
Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë”   /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!