76 viktima dhe 1606 raste me COVID për 24 orë, 781 pacientë të intubuar në Greqi

schedule18:38 - 12 Prill, 2021

schedule 18:38 - 12 Prill, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 1606 raste të reja me koronavirus nga 20672 tamponë me një pozitivitet prej 7.77%.

Ndërkohë që numri i fataliteteve është 76. 781 pacientë janë të intubuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Greqi që nga shpërthimi i pandemisë arrin në 297,086 nga të cilët 51.4% janë burra.

Ndërkohë që numri i viktimave nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8961, prej të cilëve 95.6% kishin sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.

Rekordi për rastet brenda 24 orëve u shënua në 30 Mars 2021 ku u regjistruan 4340 persona të infektuar.

Numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24-orëshe u regjistrua 28 Nëntor 2020, kur 121 pacientë vdiqën./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!