Familja, sipas Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve është nën goditjen e vazhdueshme të një sërë faktorëve socialë. Rreth 750 mijë gra dhe vajza dhe rreth 360 mijë femijë dhe adoleshentë në vend kanë përjetuar dhunën në familje. Nisur nga ngjarjet e fundit, ajo propozon ngritjen e një Ministrie për Familjen.
Rreth 750,000 gra dhe vajza dhe rreth 360,000 femijë dhe adoleshentë në vendin tonë, të paktën një herë në jetë kanë qenë viktima të dhunës në familje. Shifrat janë përllogaritur nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave dhe UNDP-es.
Familja, sipas saj, është nën goditjen e vazhdueshme të një sërë faktorëve socialë që i rrezikojnë seriozisht mirëqenien.
Pavarësisht përmirësimeve në kuadrin ligjor dhe politikave për grupet më në risk, mbi 100,000 fëmijë jetojnë në varfëri, ndersa 182,000 të rinj e të reja janë të papunë.
Altin Hazizaj, drejtor i CRCA: “Familja shqiptare është në kufi të ekzistencës. Pa diskutim familja shqiptare është përballë një sulmi a fenomene negative, nga të gjitha ngjarjet, nga të gjitha situatat ku është lënë të jetojë familja shqiptare.”
Zbatimi i një plani kombëtar masash për fuqizimin e familjes shihet si emergjencë. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri i propozon Qeverisë dhe Kuvendit çeljen e një ministrie për Familjen si institucion përgjegjës për mbrojtjen e saj.
“Kjo nuk është thjesht një kërkese në aspektin politik se ministri mund të hapen dhe mund të mbyllen lehtësisht, or ne duam që kjo ministri të krijojë një program kombëtar për mbështetjen e familjes. Programi kombëtar duhet të ketë parasysh hapjen e shërbimeve komunitare në çdo bahski të Shqipërisë sepse në këtë moment nuk ka shqrbime të tilla pra, një familje e cila ndodhet në konflikte, ka probleme dhe nuk gjen zgjidhje nuk ka ku të kërkojë sot ndihmë, përpos shërbimeve me pagesë.”
Mbi 30 shtete prej vitesh tashmë e kanë krijuar një ministri të tillë. Mes tyre janë vende si Turqia, Kroacia, Malajzia, Peru dhe Indi, si dhe Gjermania, Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Korea e shumë të tjera./abcnews.al