750 mijë € për dy talente, zbulohen klubet që mësyjnë te Tirana

schedule08:00 - 6 Tetor, 2020

schedule 08:00 - 6 Tetor, 2020

Tirana mund të përfitojë të ardhura të rëndësishme, nëse ajo që shkruhet në shtypin sportiv do të konkretizohet. Në fakt, gjithçka raportohet është në kuadrin e fjalëve dhe nuk flitet ende për ndonjë ofertë zyrtare për “xhevahirët” e bardhebluve, Ernest Muçi dhe Marsel Ismajlgeci.

Sulmuesi, sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, pëlqehet nga zviceranët e Young Boys. Në këtë klub luan edhe Taulant Seferi, i cili menaxhohet po nga Shkumbin Qormemeti, sikurse edhe Ernest Muçi. Flitet për një ofertë që kap vlerën e 600 mijë eurove, por nuk ka ende konfirmim.

Sigurisht te Tirana për një shifër të tillë Muçi do të transferohej direkt, edhe pse do ta dobësonte disi skuadrën. Një tjetër lojtar që ka një propozim interesant është mbrojtësi i majtë, Ismajgeci, i cili mund të transferohet në Kroaci.

Lokomotiva Zagreb e ka piketuar lojtarin e Tiranës dhe për të ofrohen 150 mijë euro. Mbrojtësi është nën kontratë me kampionët dhe janë ata që e marrin vendimin për Ismajlgecin, që në ekipin kroat do të gjente një koloni me futbollistë shqiptarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!