Më shumë se tre të katërtat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar plotësisht kundër Covid, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria britanike.
47,091,889 persona kanë marrë dozën e parë (89%) dhe 39,688,566 persona kanë marrë të dyja dozat (75%). Sipas të dhënave të fundit Instituti i Shëndetit Publik në Angli (PHE) dhe Universiteti i Kembrixhit vaksinat kanë parandaluar vdekjen e 60,000 personave, infektimin e 22 milion personave dhe shtrimin në spital të 66,900 personave.
Britania raportoi 146 të vdekur gjatë 28 ditëve, numri më i lartë viktimave që nga 12 marsi./abcnews.al