COVID-19 në Itali, 16.806 të infektuar dhe 72 viktima gjatë 24 orëve të fundit
72 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në Itali.
Ministria e Shëndetësisë raporton se pozitivë me COVID kanë rezultuar 16.806 qytetarë.
Numri i të shëruarve në 24 orë është 7.650. Norma e pozitivitetit është 2.47%.
Edhe sot rajoni me numrin më të madh të rasteve pozitive është Veneto (2,873), përpara Lombardisë (2,620), Lazio (1,810), Emilia Romagna (1,464) dhe Campania (1,271). Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 5,060,430. /abcnews.al