“72 orë për tu larguar”, Bullgaria shpall non-grata 10 diplomatë rusë

schedule15:31 - 18 Mars, 2022

schedule 15:31 - 18 Mars, 2022

Ministria e Jashtme bullgare ka shpallur non-grata 10 diplomatë rusë. Bullgaria u ka dhënë diplomatëve rusë 72 orë kohë për tu larguar nga vendi.

Në një deklaratë në uebfaqen zyrtare, Ministria e Jashtme tha se çështja e shpalljes non-grata është diskutuar me kryeministrin Kirill Petkov.

Për këtë vendim është informuar ambasadori rus në Sofje.

LEXO KËTU të gjitha zhvillimet e luftës për sot

Kjo është vala e dytë e dëbimeve të diplomatëve rusë nga Bullgaria.  Më 2 mars , Sofja deportoi dy diplomatë rusë mes akuzave për spiunazh.

Bullgaria, aleati më i ngushtë i Moskës gjatë Luftës së Ftohtë dhe tashmë vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s që ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, ka deportuar tetë diplomatë të tjerë rusë nën dyshimin për spiunazh në tetor 2019./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!