71% e amerikanëve skeptikë ndaj dozës së tretë të Covid: Joefektive

schedule08:54 - 15 Tetor, 2021

schedule 08:54 - 15 Tetor, 2021

Në një kohë kur qytetarët e vaksinuar në Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar për marrjen e  dozës së tretë “përforcuese” kundër koronavirusit, një shumicë refuzon të marrë dozën e parë.

Shumica dërrmuese e të rriturve të pavaksinuar në Shtetet e Bashkuara e kanë bërë më të vështirë  fushatën e vaksinimit. Në një sondazh të shtatorit, 71% e atyre që nuk ishin vaksinuar thanë se nevoja për një dozë përforcuese dëshmon se vaksinat COVID-19 janë joefektive.

Por fushata po jep fryte, pasi miliona qytetarë skeptikë janë bindur të vaksinohen gjatë dy muajve të fundit, shumë duke iu bindur rregullave në punë dhe disa të tjerë nga frika e variantit Delta. Specialistët e sëmundjeve infektive vlerësojnë se shërbimet shtetërore nuk janë më në gjendje të bindin qytetarët e tjerë që të vaksinohen, duke vonuar arritjen e imunitetit për popullatën e përgjithshme.

56% e amerikanëve janë vaksinuar ndërkohë që nevojitet vaksinimi i 90% të popullsisë për të arritur imunitetin e tufës. Disa fushata vaksinimi në Shtetet e Bashkuara tani po i kushtojnë vëmendje dhënies së një doze të tretë për të burgosurit, të moshuarve në azile ose të pacientëve që janë të shtruar, të cilët janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!