70 vjetori i teatrit “Migjeni” në Shkodër, gjatë ceremonisë fiken dritat

schedule16:08 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:08 - 4 Nëntor, 2019

Në 70-vjetorin e krijimit të tij, teatri “Migjeni “ne Shkoder është vlerësuar me titullin “Nder i Kombit” nga Presidenti Ilir Meta. Në ceremoni ndodhi një e papritur pasi u fikën dritat për disa minuta.

Në këtë përvjetor u dekoruan personalitetet që kanë kontribuar ndër vite në skenën e “Migjenit”.Aktoret dolën një e nga një në skenën  e Teatrit. U rrëfyen para spektatorit.

Teatri “Migjeni” në Shkodër festoi 70 vjetorin e krijimit si teatër profesionist. Me këtë rast Presidenti i Republikës i akordoi këtij institucioni titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Gjatë dhënies së çmimit u  shkëput energjia elektrike për disa minuta.

Pavarësisht se teatri ishte pa drita ceremonia vijoi me promovimin e librit të shkrimtarit dhe studiuesit  Xhahid Bushati Teatri Migjeni, Kujtesa e një qyteti…

20 personalitete të artit skenik në Shkodër u dekoruan me tituj të ndryshëm.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm u shfaq edhe dokumentari i përgatitur nga Arjan Çuliqi mbi historinë dhe personazhet që i dhanë jetë teatrit jo vetëm të Shkodrës por edhe më gjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!