70 shpërthime gazi në 3 qytete të Massachusetts, 1 viktimë e 16 të plagosur

schedule10:55 - 14 Shtator, 2018

schedule 10:55 - 14 Shtator, 2018

Të paktën 1 persona ka humbur jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur për shkak të shpërthimeve të tubacioneve të gazit në 3 qytete të Masaçusets në SHBA. Nga një defekt në tubacione janë shkaktuar mbi 70 shpërthime.

Ferr zjarri në Masaçusets, ku të paktën 1 person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur për shkak 70 shpërthimeve të provokuara nga defektet në shërbimin e gazit. Në flakë kanë përfunduar të paktën 40 banesa dhe kompani në 3 qendra të banuara jo shumë larg nga Boston. Zjarri ka shkaktuar evakuimin e disa zonave. Mes qytezave të Masaçusets që u goditën janë: Laërence, Andover dhe Andoveri Verior.

Gjithashtu policia ka lëshuar një urdhër “për të gjithë banorët që kanë shërbimin e gazit nga kompania Columbia që të largohen menjëherë nga banesat e tyre, nëse nuk e kanë bërë. Linjat e gazit janë aktualisht në fazën e riparimit nga ana e kompanisë. Për këtë do të duhet kohë”, njoftojnë autoritetet.

Një nga hipotezat e dala nga të dhënat e para të mbledhura nga ekspertët, është se ka pasur një problem të presionit në tubacionet e kompanisë. Në këtë çështje, megjithatë, është përfshirë edhe FBI, për të hapur hetime në të gjitha drejtimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!