6.404 të infektuar me COVID janë raportuar në 24 orët e fundit në Itali.
Betejën me COVID e kanë humbur 70 persona. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 267.570 tampone.
Norma e pozitivitetit është 2.3%. 549 pacientë të shtruar në spital janë në terapi intensive, 29 më shumë se të dielën.
Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 4507 ose 162 më shumë se dje.