70 mijë € për “kokën” e AEL Limassol, Vllaznia e karikuar në Qipro

schedule13:20 - 22 Korrik, 2021

schedule 13:20 - 22 Korrik, 2021

Vllaznia përballet sonte prej orës 19:00 me AEL Limassol në Qipro, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. shkodranët janë të karikuar nga fitorja me Siroki Brijeg.

Gjithashtu edhe sponsori Alban Xhaferi ka menduar t’i motivojë futbollistët me një tjetër premio për kualifikimin në raundin e tretë të këtij kompeticioni.

Burime pranë klubit shkodran konfirmojnë se futbollistëve do t’u shpërndahen 70 mijë euro nëse arrijnë ta kalojnë AEL Limassol.

Kjo shifër mund të rritet edhe më shumë, pasi biznesmenë të tjerë shkodranë janë të gatshëm të shpërblejnë futbollistët për një arritje historike për Vllazninë.

Kuqeblutë nga UEFA deri më tani kanë siguruar 550 mijë euro dhe nëse kalojnë në turin e tretë të Conference League, atëherë kjo shumë bëhet 850 mijë euro. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!