7 milionë fëmijë janë prekur nga tërmeti në Turqi e Siri

schedule12:56 - 14 Shkurt, 2023

schedule 12:56 - 14 Shkurt, 2023

Më shumë se 7 milionë fëmijë janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe në Siri. Shifrat i bën të ditura UNICEF ndërsa vlerësohet se disa mijëra prej tyre mund të kenë humbur jetën.

“Në Turqi, numri i përgjithshëm i fëmijëve që jetojnë në dhjetë provincat e prekura nga dy tërmetet është 4.6 milionë fëmijë. Në Siri, 2.5 milionë fëmijë janë prekur ”, tha James Elder, zëdhënës i organizatës në një konferencë të rregullt për shtyp në Gjenevë.

Një foshnjë e nisi jetën e rrethuar nga kaosi dhe shkatërrimi javën që shkoi. Asaj iu vu emri Aya, që në arabisht do të thotë “mrekulli”. Aya lindi nën gërmadhat e tërmetit të së hënës dhe u gjet ende e lidhur me kërthizë pas trupit të pajetë të nënës së saj.

Vogëlushja arriti të mbijetonte për më shumë se 10 orë nën rrënojat ndërtesës pesëkatëshe ku jetonte familja e saj.

/abcnews.al