7 kandidatët për kryeprokuror, seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve

schedule14:07 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 14:07 - 13 Dhjetor, 2017

Shtatë kandidatët që kanë shprehur interes për postin e kryeprokurorit të përkohshëm do të dalin pas pak në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të ligjeve. Deputetët e këtij komisioni do të kenë para dosjet e paraqitura nga kandidatët si dhe mund të interesohen për çështje të paqarta lidhur me angazhimin apo punën e tyre deri tani si prokurorë në institucione te ndryshme të akuzës.

Shtatë kandidatet për prokuror të përgjithshem janë Arta Marku, prokurore në Shkodër, Artur Selmani, prokuror në Tiranë, Arqile Koca, prokuror në prokurorinë e përgjithshme, Besnik Muçi, prokuror tek Krimet e Rënda, Ermira Tafani, prokurore në Elbasan, Granit Shahu, prokuror në prokurorinë e Tiranës dhe Ferdinand Elezi, kreu i prokurorisë së Apelit Durrës.

Partia Demokratike ka bërë të ditur se nuk do marrë pjesë në këtë seancë dëgjimore, pasi e konsideron procesin antikushtetutes. Votimi  final për prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm do të bëhet në parlament. Ndërsa për kandidatin fitues nevojitet shumicë e thjeshtë votash./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!