Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, ku një 69 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se lajmin për vdekjen e 69 vjeçares Lumturi Zaimi, e ka dhënë e bija , e cila kur ka shkuar në banesë e ka gjetur të pajetë nënën e saj.
LEXO EDHE: EMRI/Digjet banesa në Tiranë, humb jetën 69 vjeçarja
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë dysheku me korent që mund të përdorte viktima, pasi në momentin që kanë mbërritur në banesë zjarrëfikësit nuk kanë konstatuar flakë.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al