Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

69 raste të reja me koronavirus në Kosovë, humbin jetën 7 persona

schedule15:06 - 10 Shtator, 2020

schedule 15:06 - 10 Shtator, 2020

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 69 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të enjte në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.



Ndërkohë deri më tani numri total i të infektuarve me covid, shkon në 14 446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 , mes të cilëve 581 persona kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!