Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

68 viktima, 2461 raste të reja me COVID-19 në Greqi

schedule16:43 - 8 Maj, 2021

schedule 16:43 - 8 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2461 raste të reja me COVID-19 dhe 68 viktima nga sëmundja, ndërsa 737 pacientë janë të intubuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 360,577 (ndryshim ditor + 0,7%), nga të cilat 51,2% janë burra.

Në total numri i grekëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 ka shkuar në 10978 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, 95.2% kishin sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.



Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 737, 62.0% janë burra. Mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. 83.7% kanë një sëmundje tjetër ose janë 70 vjeç e lart.

Në 14 Maj Greqia përgatitet për të hapur sezonin turistik, ndërsa prej fillimit të këtij muaji janë lehtësuar shumë masa shtrënguese./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!