68 të infektuar në një anije turistike me rreth 3 mijë pasagjerë

schedule19:49 - 3 Janar, 2022

schedule 19:49 - 3 Janar, 2022

Rreth 3,000 pasagjerë të një anijeje turistike, kryesisht gjermanë, zbarkuan sot në Lisbonë, në vend që të vazhdonin udhëtimin e tyre për në Ishujt Kanarie, pas disa rasteve të identifikuara me Covid.

Fillimisht janë evakuuar personat e infektuar, ndërsa vazhdon operacioni për pjesën tjetër. Në anijen, e cila u ankorua të mërkurën në Lisbonë, me destinacion La Coru në veriperëndim të Spanjës, ndodheshin  2,844 pasagjerë dhe 1,353 anëtarë të ekuipazhit.

Në total, 68 persona rezultuan pozitivë me Covid-19 dhe 60 prej tyre ishin anëtarë të ekuipazhit. Personat e infektuar kanë zhvilluar simptoma të lehta dhe janë karantinuar në hotelet e qytetit.

Të gjithë pasagjerët mbi 12 vjeç dhe ekuipazhi ishin të vaksinuar dhe ishin testuar dy herë përpara se të hipnin në anijen turistike, tha kompania në një deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!