67 të dënuar dhe 60 punonjës të burgjeve me Covid, Ismaili: Virusi është marrë në sallat e gjyqit

schedule15:13 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:13 - 14 Shtator, 2020

Nga Glidona Daci

Pavarësisht masave që u morën  nga institucionet përgjegjëse të dënuarit nuk i shpëtuan infektimit nga Covid-19. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili në një intervistë për ABC NEWS shpjegon se si ka hyrë Covid në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Të burgosurit frekuentohen nga stafi policor dhe civil, ata janë të rrezikuar pasi janë qytetarë të lirë, po ashtu të dënuarit shkojnë në spitale e gjykata”, shprehet ai.

Agim Ismaili sqaroi se nëse virusi intervenon brenda burgut rreziku i infektimit i të dënuarve është shumë i lartë për shkak se hapësirat janë të kufizuara. Sipas tij  janë marrë masat për indentifikimin e personave të infektuar që në qelizë, dhe numri i të infektuarve s’ka qenë i lartë.

“Që nga fillimi i pandemisë kemi pasur 67 raste me Covid,  6 në spital aktualisht 52 janë të negativizuar ndërsa pjesa tjetër janë të karantinuar në burgun e Lezhës. Nuk kemi asnjë në gjendje të rëndë. Ndërsa për sa i përket punonjësve te burgjeve qe nga fillimi i pandemisë janë infektuar 60 punonjës, 45 janë negativizuar, ndërsa 15 janë pozitivë dhe të karantinuar”, thekson Ismaili.

Ismaili thotë që punonjësit e burgjeve u nënshtrohen kontrolleve çdo ditë, dhe po ashtu janë të monitoruar nëse i respektojnë protokollet e sigurisë. Ismaili sqaroi pse burgu i Shënkollit u kthyen në vend për të karantinuar të dënuarit që janë pozitiv me koronavirus.

“Burgu i Shënkollit u zgjodh pasi është një godinë e veçuar, ka staf shëndetësorë të mjaftueshëm dhe gjeografikisht është i lehtë për tu kapur nga të gjithë.  Transporti i të burgosurve behet me ambulanca ne bashkëpunim me strukturat e Epidemiologjise”, deklaron ai.

Kreu i burgjeve sqaroi që në rast se do të kemi përkeqësim të situatës janë hartuar protokolle të veçanta të cilat do të vendosen në zbatim.

Gjithashtu theksoi faktin që ruhet të gjitha të dhënat e të dënuarve të cilëve u janë kryer matje të temperaturës apo kontrolle te tjera, në rast se do tu  duhen institucioneve përgjegjëse. /abcnews.al