64 vite pas premierës, rivjen filmi i parë shqiptar “Tana”

schedule23:31 - 22 Korrik, 2022

schedule 23:31 - 22 Korrik, 2022

Ishte viti 1958, një kafe rastësore tek “Vollga “,Tinka Kurtit, atë kohë i vjen premtimi për realizimin e një filmi nga regjisori Kristaq Dhramo, të cilin ajo nuk e njihte, por  në sytë e saj i ngjante Shubertit.

“Isha e ulur në kafe Vollga me shoqëri në qytetin e bukur timin   Shkodër. Në një tavolinë  përball nesh ishte i ulur Kristaq Dhramo, ku e kishin rrethuar shumë artistë. I pyes këta të tavolinës time ,kush është Shuberti ? Jo ai është një artist i ri i cili mbaron studimet në Hungari. Pas pak ai u afrua në tavolinen tonë. Unë i thash a je Shuberti? – Ai qeshi dhe më tha me ty do realizoi filmin e parë  e mbajti fjalën.”

64 vite pas shfaqet  për  publikun në kinemanë e Arkivit  të Filmit “Tana “  tashmë i restauruar. Aktorja Tinka Kurti është e vetmja nga protagonistët e pranishme në premierë, pasi shumë prej korifejtë e kinemasë nuk jetojnë më, ndërkoh që regjisori Dhramo mungon për arsye shëndetsore. Kurti kujton se ka patur shumë makinacione që ajo të mos e marrë pjesë në film.  ishin 7 aktore pretendente për të luajtur Tanën.

“Në Teatër Migjeni , nuk donin, pasi thonin se nuk e lejon biografia, këndej nga  Tirana më donin.  Kur unë shkova  për kinoprovë gjeta në garë për këtë rol 7 aktore, mdaje unë gjeta të veshur Esmanë.”   

Në magjinë e kinemasë, ishte po filmi i parë që shënoi edhe puthjen e parë, pas të cilit duhet të kalonin vite të tëra, deri në rënien e perdes së hekurt që ajo të përsëritej. Po si e kujton Tinka Kurti thyerjen  e kësaj tabuje në kinema.

“Unë e kam luajtur Tanen në qefin tim. Nuk isha e kontraktuar. Naim Frashëri  nuk e donte puthjen, unë nuk e kisha  problem, megjithse koha ishte e vështirë dhe mentalitetit paragjykues. Ajo puthje është dhënë vetëm një herë , më pas u heq.”

Filmi i parë kaloi edhe në kalvarin e kritikave, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, kujton Tinka.

“Por ëndrra e saj në moshën 90-vjecare është  për te shkuar  në Kiev i cili po lëngon nga Lufta.”

Drejtorja e arkivit të filmit Marinela Ndria jep lajmin e mirë, që tashmë filmi do të jepet jo vetëm në Korçë për të përmbushur dëshirën e regjisorit të shquat Kristaq Dhamo, por edhe në Francë.

Filmi i parë artistik shqiptare u realizua 7 vite pas inaugurimit të ish Kinostudios. Restaurimi bën që filmi të mund të shfaqet në kinema dhe të nis një jetë e re për të. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!