62-vjeçarja gjermane ka një koleksion me 18,000 Barbie, i ekspozon në muze

schedule19:11 - 27 Korrik, 2023

schedule 19:11 - 27 Korrik, 2023

Një grua 62-vjeçare gjermane tashmë ka hyrë në librat e rekordeve me një koleksion me 18 mijë Barbie, por publikimi i filmit amerikan këtë fundjavë u ka dhënë jetë të re kukullave të saj, të cilat ajo i ekspozon në muze.

“Si fëmijë, kam luajtur gjithmonë me barbie. Kur i dhashë kukullat e mia vajzës sime, ajo nuk i donte sepse ishin jashtë modës. Kështu që fillova t’i mbledh,” tha Bettina Dorfmann nga Dusseldorfi për AFP.

Prej 28 vitesh ajo ekspozon koleksionin e saj prej disa muajsh në muze dhe qendra tregtare.

“Gjatë ekspozitës ka nga 5000 deri në 20000 vizitorë, por me daljen e filmit më thanë se interesi është rritur”, shtoi gjermania.

Zonja Dorfman, e cila e ka parë tashmë dy herë filmin, për të cilin thotë se është “i mrekullueshëm”, ka gjithashtu një “klinik” Barbie.

“Riparimi i një kukulle mund të kushtojë nga 10 deri në 500 ose 600 euro nëse është një model i rrallë”, shpjegoi ajo.

“Barbie” theu rekordin për vitin 2023 me 155 milionë dollarë në arkat e SHBA gjatë fundjavës. Filmi i Greta Gerving, regjisores së “Frances Ha”, “Lady Bird” dhe “Gratë e vogla”, mblodhi shumë aktorë të njohur, dhe rolet kryesore të Barbie dhe Kenit luhen nga Margot Robbie dhe Ryan Gosling./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!