613 kokainë/ Arbër Çekaj thumbon prokurorin: Mbahem në burg se jam tropojan, e ka personale me familjen time

schedule13:35 - 8 Janar, 2020

schedule 13:35 - 8 Janar, 2020

Arber Çekaj i arrestuar për trafikimin e 613 kg kokaine, ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar të lirohet nga burgu. Ai gjithashtu ka sulmuar prokurorin duke thënë se nuk e di çfarë ka me mbiemrin Kuliçaj por do vijë edhe e drejta ime në rruge ligjore. “Unë jam në burg, se jam prej Tropojë. Se kam pas një mbiemër, (Kuliçaj) që si pëlqen prokurorit. Ai e ka personale me familjen time”, tha ai në sallën e gjyqit.

Më tej ai ka bërë ironi me prokurorin e SPAK-ut, Edvin Kondili duke thënë se ” nëse s’ka një prokuror tjetër të bëhet si në “champion league”, te merret nje prokuror nga jashtë. Të marrim një nga Serbia meqënëse tani kemi dhe marredhenie të mira”.

Duke raportuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, gazetarja e Abc News, Glidona Daci tha se gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të tre personave të dyshuar për trafikimin e kokainës.

Avokatët duke iu referuar Kodit të Procedures Penale për ndryshimin e statusit të gjykatës, thanë se brenda 10 ditësh gjykata duhet të caktojë masën e sigurisë. “Dukeqenëse nuk keni zbatuar këtë procedurë kërkojmë që të shuhet masa e sigurisë”, u shprehen ata.

Por gjykatësit Danjela Shirka, Etleva Deda dhe Ilirjana Olldashi rrëzuan kërkesen e avokatëve për shuarjen e masës së sigurisë ndaj Donaldo Lushajt, Armando Pezakut dhe Arber Çekajt.

Ndërkohë avokati i Cekajt ka kërkuar dhe pezullimin e gjykimit derisa KLP të shqyrtojë kërkesën per përjashtimin e prokurorit Edvin Kondili.  Seanca gjyqësore është shtyrë për në datën 23 janar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!