Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

610 raste të reja dhe 34 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

schedule17:03 - 15 Janar, 2021

schedule 17:03 - 15 Janar, 2021

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 610 raste të reja me koronavirus në Greqi në 24 orët e fundit. Prej tyre, 25 u zbuluan në pikat kufitare të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin grek që nga shpërthimi i pandemisë ka shkuar 147860, nga të cilat 52.1% janë burra.

Në 24 orët e fundit 34 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin duke e çuar në 5421 numrin e viktimave. Mosha mesatare e qytetarëve që kanë humbur jetën 79 vjeç dhe 95.4% kishin një sëmundje shoqëruese.



Sakaq, 319 persona po trajtohen me intubim në spital. Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!