61 vjeçari ukrainas që eci 225 km në këmbë nga Mariupol në Zaporizhzhia

schedule08:23 - 15 Maj, 2022

schedule 08:23 - 15 Maj, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë zyrtarisht në muajin e tretë duke detyruar njerëzit të largohen për ti shpëtuar agresionit rus. Qyteti port i Mariupolit ka pësuar shumë dëmtime dhe gjatë pushtimit, ai është kthyer në një ‘qytet fantazmë’ ku shumica e banorëve po shpërngulen në qytetet fqinje, sipas The Guardian.

Igor Pedin ishte mes njerëzve që iknin nga qyteti i rrethuar, por gjendja e tij e vështirë e çoi atë në një udhëtim 225 km në qytetin e Zaporizhzhia. Pedin, i cili është 61 vjeç, vendosi të arratisej nga qyteti me asgjë më shumë se një qese të vogël me furnizime dhe qenin e tij Zhu-Zhu.

Udhëtimi i gjatë e çoi atë nëpër territoret e pushtuara nga Rusia dhe ishte një mrekulli, sipas tij, që ai arriti në Zaporizhzhia i sigurt. Pedin, një ish-kuzhinier vendosi të largohej nga Mariupoli më 20 prill, kur ushtria ruse kishte pushtuar tashmë pjesën më të madhe të qytetit.

Ai i paketoi me kujdes të gjitha gjërat e tij dhe të nesërmen në mëngjes, vendosi të udhëtonte për në periferi të qytetit ku iu dorëzuan ushqim dhe ujë nga ushtarët rusë të pozicionuar në barrikada përpara se të fillonte të ecte në rrugën Zaporizhzhia.

Unë u dukesha si vagabond, nuk isha asgjë. Isha pis dhe i mbuluar nga pluhuri. Dola nga qyteti nga kjo autostradë dhe në krye u ktheva.  Pashë përsëri qytetin dhe thashë me vete, ishte vendimi i duhur. I thashë lamtumirë. Pati një shpërthim.

U ktheva dhe eca”, tha Pedin për The Guardian në një intervistë ekskluzive.

Iu desh një kohë e gjatë dhe shumë vështirësi, por më në fund ai arriti në pjesën qendrore të Zaporizhzhia ku iu dha një leje kalimi nga milicia e Republikës Popullore të Donetsk.

/abcnews.al